"Punë ka, por s'ka profesionistë", 30 gra nga Nepali vijnë të punojnë në Lushnjë

11 February 2022, 08:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Punë ka, por s'ka profesionistë", 30 gra nga Nepali

Mungesa e fuqisë punëtore të disponueshme po ndihet edhe në sektorin e bujqësisë. 

Dhe pikërish ky rast të kujton shprehjen e famshme te kryeministrit "Vende pune ka, por s'ka profesionistë"

Një prej kompanive që ka aktivitet në grumbullimin e fruta perimeve dhe ka në pronësi sera, ka marrë një konvikt në afërsi të Lushnjës si ambiente banimi për 30 gra që pritet të vijnë shumë shpejt nga Nepali për të punuar në njësinë e grumbullimit bashkë me 35 gra shqiptare.

Me gjithë përpjekjet, kjo kompania nuk mund ta përmbushë kërkesën me punonjës nga tregu vendas dhe ju drejtua agjencive që po sjellin këta punonjës nga jashtë.

Drejtori i eksporteve Alban Vinca tha se ka siguruar kontrata pune 2-vjeçare me 30 gra nga Nepali që pritet të vijnë shumë shpejt.

“Kemi paguar biletat e avionit dhe do të sigurojmë ushqimin, fjetjen dhe paga 50-60 mijë lekë në muaj”, tha zoti Vinca.

Ai tha se ka leverdi, pasi pagat për gratë nga Nepali janë rreth 20 dollarë në muaj. Para se të lidhnin kontratat, kompania bëri përpjekje në Shqipëri dhe Kosovë për të gjetur punonjës, por nuk ia doli.

Por gjithsesi, punësimi i grave nepaleze mbetet një eksperiment, pasi përvojat e mëparshme kanë treguar se punonjësit nga vendet aziatike dhe afrikane, që vijnë me kontrata pune në Shqipëri, kanë qëllim të emigrojnë në Europë dhe ikin shumë shpejt nga Shqipëria.

Gratë nepaleze do të punojnë në njësinë e seleksionimit dhe paketimit dhe në sera, sipas nevojave dhe sezoneve të punës, shpjegoi Vinca.

 


Video