Bie besimi i qytetarëve dhe bizneseve te ekonomia, ndërtimi mbetet imun nga kriza

7 February 2022, 18:04Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bie besimi i qytetarëve dhe bizneseve te ekonomia, ndërtimi mbetet

Banka e Shqipërisë publikoi treguesin e ndjesisë ekonomike për muajin janar, ku nga vëzhgimi vihet re një rënie e besimit si të bizneseve, ashtu edhe të qytetarëve te ekonomia.

Shkak i pesimizmit të shtuar, vlerësohet se është bërë rritja e çmimeve. Kjo ka ulur konsumin dhe blerjet e qytetarëve dhe kjo ulje është reflektuar edhe te xhiroja e bizneseve për këtë muaj. Rënie të besimit, sipas BSH, ka edhe sektori i industrisë dhe fasonerisë, që përbëjnë pjesën më të madhe të eksporteve.

Pesimizmi në këtë sektor lidhet me rënien e kontratë-porosive. Ndërtimi mbetet i vetmi sektor imun, pasi nga vrojtimi i Bankës ky sektor shfaqet më optimisti, nisur nga fakti edhe i rritjes së lehtë të kontratë-porosive.

Qytetarët janë më pesimistët te perceptimi i ekonomisë për shkak të rritjes së përgjithshme të çmimeve. Ky pesimizëm mund të thellohët për muajin shkurt, që ka hyrë me çmime rekord të naftës.

 


Video