Paralajmërimi i ministres: Nafta do vazhdojë të rritet edhe për një 6 mujor tjetër

3 February 2022, 14:02Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Paralajmërimi i ministres: Nafta do vazhdojë të rritet edhe
Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në takimin e zhvilluar në Bilisht

Karburanti në Shqipëri ka arritur në çmime rekord deri në 195 lekë për litër.

Por qeveria parashikon se shtrenjtimi nuk do të ndalet për të paktën gjashtë muaj.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj në takimin e zhvilluar në Bilisht ka theksuar se gjithçka ndodh për shkak të tregjeve ndërkombëtare

"Çmimet e bursës për naftën dhe gjithë nënproduktet e naftës kanë muaj të tërë që janë në rritje. Nëse do shikojmë kurbën e bursës për naftën ka që në vitin 2020 ka pësuar një rritje e cila parashikohet se do vazhdojë dhe për një 6 mujor tjetër," tha Ibrahimaj.

 


Video