Bllokohet fiskalizimi falas në "SelfCare" për të vetëpunësuarit, prej 1 muaji Tatimet nuk ofrojnë shërbimin

3 February 2022, 09:10Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokohet fiskalizimi falas në "SelfCare" për të

Të vetëpunësuarit e vetëm janë të shqetësuar, pasi nga 1 janari 2022 nuk po arrijnë të lëshojnë fatura të fiskalizuara nga portali SelfCare, që rezulton i bllokuar për këtë kategori.

Me VKM të datës 24 dhjetor 2020, përcaktohet se portali SelfCare mund të përdoret pa pagesë edhe për subjektet që kanë statusin ligjor “person fizik” dhe kategorinë e punësimit “I vetëpunësuar i vetëm”.

Personat e vetëpunësuar si të vetëm kanë ngritur shqetësimin se nëse provojnë të lëshojnë fatura të fiskalizuara në portal iu njoftohet se referuar ligjit dhe udhëzimeve të faturave nuk kanë të drejtë të lëshojnë fatura në këtë aplikacion.

Administrata Tatimore nuk ka sqaruar deri tani se cilat janë arsyet se pse portali nuk e ofron prej më tepër se 1 muaj shërbimin falas për këtë kategori, ashtu siç është e parashikuar në ligj.

Tatimet thonë se do të përgjigen brenda afati 10 ditor që u lejon ligji, ndërkohë që subjektet nuk po arrijnë të kryejnë aktivitetin e tyre të përditshëm dhe as të marrin përgjigje nga tatimet se pse nuk funksionon sistemi.

Një nga arsyet e mosfunksionimit të sistemit mund të ishte edhe pezullimi nga puna me urdhër të Prokurorisë të gjithë stafit të IT-së të administratës tatimore, pas publikimit të listës të pagave. Javën e kaluar me urdhër të prokurorisë në punë është kthyer vetëm një pjesë e stafit të IT-së.

Faza I e fiskalizimit nisi zbatimin më 1 janar 2021 për transaksionet pa para në dorë mes sipërmarrjeve dhe enteve publike. Faza II, që nisi më 1 korrik, përfshiu në procesin e ri të faturimit, transaksionin pa para në dorë mes bizneseve. Në këtë fazë u hasën probleme me bllokimin e portalit SelfCare për shkak të mbingarkesës.

Bllokohet fiskalizimi falas në "SelfCare" për të


Video