
Impiantet e energjisë bërthamore dhe të gazit natyror mund të përfshihen si "energji e gjelbër" sipas planeve të diskutueshme të BE-së që sapo u zbuluan.
Komisioni Europian thotë se ka vendosur që të dy llojet e energjisë mund të klasifikohen si "investime të qëndrueshme" nëse përmbushin objektiva të caktuara. Por, ideja e ka ndarë BE-në dhe është kundërshtuar ashpër nga disa anëtarë.
Kancelari i Austrisë iu përgjigj lajmit duke thënë se "energjia bërthamore nuk është as e gjelbër dhe as e qëndrueshme".
“Nuk mund ta kuptoj vendimin e BE-së”, tha Karl Nehammer.
Ai tha se do të mbështeste ministren e tij të Mjedisit, Leonore Gewessler, në ndjekjen e veprimeve ligjore në Gjykatën Europiane të Drejtësisë për të kundërshtuan BE nëse këto plane ecin përpara.
Luksemburgu ka thënë gjithashtu se do t’i bashkohet këtyre nismave ligjore.
BE-ja i ka vendosur vetes një objektiv për t'u bërë neutrale ndaj klimës deri në vitin 2050 dhe Komisioni argumenton se për të arritur atje, nevojitet një pjesë e madhe e investimeve private. Propozimet e tij kanë për qëllim të orientojnë investitorët.