Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Çmimi i karburanteve në tregun shqiptar po shkon drejt rekordeve. Në pikat me pakicë, nafta ditën e sotme është shtrenjtuar ku rezulton se një litër po tregtohet me 193 lekë, duke pësuar një rritje me më shumë se 5 lekë për litër.
Shkaku kryesor në rritjen e naftës gjatë kësaj periudhe ka qenë shtrenjtimi i karburantit në bursa ku një fuçi naftë është shitur 90 dollarë, çmim ky që nuk ishte parë që nga tetori i vitit 2018.
Sipas ekspertëve gjatë ditëve në vijim do të kemi rritje të mëtejshme, ku kjo rritje do të prekë edhe gazin, qymyrin dhe karbonin.
Kjo rritje e çmimit të karburanteve parashikohet që të stabilizohet në gjysmën e parë të këtij viti.