Serbia po furnizohet me ushqime nga frika e konfliktit Rusi-Ukrainë

12 February 2022, 20:54Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Serbia po furnizohet me ushqime nga frika e konfliktit Rusi-Ukrainë

Një luftë e hapur mes Rusisë dhe Ukrainës do të pasonte një efekt domino negativ në zinxhirin e furnizimit me një seri produktesh të domosdoshme ushqimore dhe më të goditurit mund të ishin vendet e Europës, përfshirë këtu Ballkanin.

Çmimi i grurit, miellit, qumështit, sojës e prodhimeve të tjera ku si Rusia, ashtu edhe Ukraina njihen si eksportues të mëdhenj, sipas ekspertëve do të pësonin një rritje të fortë çmimi, madje shumë prej tyre edhe mungesa në treg.

Për t’i paraprirë një situate të tillë disa vendet kanë nisur porositjen e sasive të tepërta për disa produkte, për të pasur rezervat shtetërore plot dhe garantuar furnizimin e tregut.

Mes këtyre vendeve është edhe Serbia. “Në një kohë kur e gjithë bota po pret në panik që lufta mes Rusisë dhe Ukrainës të shpërthejë nga momenti në moment, nuk mund të mendojmë se asgjë nuk po ndodh”, deklaroi Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç në një intervistë televizive.

Ai tha se Serbia porositur sasi të mëdha ushqimi mes të cilave 30 milionë kilogramë kripë dhe një milion kilogramë bizele dhe fasule, si dhe 30 milionë kilogramë miell dhe qumësht pluhur.

 


Video