Ministria e Jashtme: Shqiptarë largohuni nga Ukraina

12 February 2022, 12:34Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ministria e Jashtme: Shqiptarë largohuni nga Ukraina
Lufta, Ukrainë - Rusi

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i ka bërë thirrje shtetasve shqiptare që të mos udhëtojnë në Ukrainë, ndërsa kërkon nga ata që janë atje, të largohen menjëherë!

Njoftimi

‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është duke ndjekur me kujdes zhvillimet pranë kufirit ukrainas.


???? Duke marrë parasysh rrezikun e besueshëm të përshkallëzimit të situatës, MEPJ këshillon të mos udhëtohet drejt Ukrainës.

❗Gjithashtu, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i bën thirrje shtetasve shqiptarë që të largohen nga Ukraina sa më parë.

Qytetarët e Republikës së Shqipërisë që ndodhen në Ukrainë mund të kontaktojnë për asistencë në numrat: +48 22 824 14 27; +48 501 194 910; ose
në adresat e emailit:
[email protected]; [email protected];
[email protected]


ℹ️ Qytetarët shqiptarë ftohen që të informohen përmes kanaleve të komunikimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.


Video