Qeveria shpall aktorin investitor strategjik! Gaz Paja merr me mijëra metër prona në Dhërmi

23 March 2022, 19:32Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Qeveria shpall aktorin investitor strategjik! Gaz Paja merr me mijëra
Aktori Gazmend Paja gjatë rolit të tij në Portokalli si Melamin Berati

Pas Olta Xhaçkës, qeveria shpall një tjetër investitor strategjik për ndërtim hotelesh e vilash luksoze në bregdetin e jugut dhe këtë radhë është aktori i humorit, Gazmend Paja, që siç duket ka zbuluar dellin e biznesmenit, që shpesh e ka shfaqur në skenën e Portokallisë si “Melamin Berati”.

Gazmend Paja dhe kompania e tij, ‘Ecotech Energy Services’ së bashku me kompaninë ‘Startek’ thonë se do të investojnë në Dhërmi 13.8 milionë euro dhe për këtë u është dhënë nga Qeveria statusi i investitorit strategjik me procedurë të asistuar.

Qeveria shpall aktorin investitor strategjik! Gaz Paja merr me mijëra

Sipas vendimit, kompania do të përfitojë rreth 130 mijë metër/katrorë tokë në Dhërmi për të zhvilluar një resort. Projekti i dorëzuar nga kompania e Gaz Pajës premton ndërtimin e një hoteli me 5 yje në një sipërfaqe prej 25 mijë metrash/katrorë, ndërsa pjesa tjetër prej rreth 110 mijë metra katrorë do të shfrytëzohen për ndërtim vilash luksoze që më pas do të shiten.

Nga dokumentacioni i kompanisë ‘Ecotech Energy Services’, ajo rezulton e themeluar në 2017-n nga shtetasi Alket Cakaj, lindur në Fier. Në 2019-n, kompaninë e ka blerë Gaz Paja, gjithashtu me vendlindje në Fier. Nëntë muaj pas blerjes së 100 për qind të kësaj kompanie, Gaz Paja fiton statusin e investitorit strategjik. Vendimi i Komisionit të Investimeve Strategjike është publikuar vetëm tani, por ai mban datën 2 shtator 2019.

Qeveria shpall aktorin investitor strategjik! Gaz Paja merr me mijëra

Si administrator i kompanisë, Gaz Paja na rezulton më i suksesshëm se paraardhësi i tij, duke e përfshirë kompaninë në një investim me të ardhura miliona euroshe. Edhe më të dyshimtë e bën marrjen e këtij statusi faktin që kompania tjetër bashkëortake me Gaz Pajën, ajo Startek, megjithëse me një përvojë thuajse 10-vjeçare në fushën e ndërtimit, kur kishte aplikuar e vetme që në vitin 2017 për statusin e investitorit strategjik nuk kishte mundur ta përfitonte atë.

Qeveria shpall aktorin investitor strategjik! Gaz Paja merr me mijëra

Siç duket u desh përfshirja e Gaz Pajës me aftësitë e tij shembullore si sipërmarrës që ta përfitonte këtë status dhe për më tepër në mes të një moratoriumi që ka shpallur Kryeministri Edi Rama për ndalim ndërtimesh në bregdet. Por, edhe ky moratorium duket se nuk funksionon për të gjithë, ashtu siç jo të gjithë aktorët e humorit janë njësoj.

Disa kanë dalë në protesta, të tjerë janë rehabilituar si drejtues bashkish, ndërsa Melamini zbuloi dellin sipërmarrës mbi pronat shtetërore.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.



Video