A do vuajmë edhe krizën e vezëve? Tregut do t’i mungojnë miliona kokrra

22 March 2022, 13:26Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

A do vuajmë edhe krizën e vezëve? Tregut do t’i

Gripi i pulave ka nxjerrë në pah edhe pikëpyetjet nëse do të ketë pasoja në treg sa i takon furnizimit me vezë por edhe në çmimin e këtij produkti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në Shqipëri janë afro 5 milionë pula. Të dhënat i referohen shpendëve në stabilimentet e prodhimit të vezëve. Vetëm në rajonin e Durrësit ku dhe janë të përqendruara stabilimentet e prekura nga dy sëmundje, janë të përqendruara 1 milion pula apo 20 për qind e totalit, shifra më e lartë në të gjithë vendin.

Po të bazohemi në të dhënat e Ministrisë së Bujqësisë nga gripi i shpendëve deri më tani kanë ngordhur 300 mijë krerë, çka përbëjnë 6 % të totalit në të gjithë vendin.

Por si do të ndikojë kjo në tregun e vezëve? Të dhënat e INSTAT tregojnë se në Shqipëri prodhohen mesatarisht 861 milionë vezë në vit.

 Nga llogaritë e bëra nga TV SCAN, rezulton se një shpend në stabiliment prodhon mesatarisht 171 vezë në vit.

Dhe duke qenë se kanë ngordhur deri më tani 300 mijë shpendë, numri i vezëve të munguara në treg llogaritet në afro 51 milionë përgjatë këtij viti, apo 5.9 për qind e totalit.

Megjithatë nëse bazohemi në të dhënat e medieve, numri i pulave të ngordhura është shumë herë më i madh, afro 1 milion pula të ngordhura, pra më shumë se trefish dhe nëse kësaj i shtohet dhe fakti që sëmundja po shtrihet edhe në zona të tjera (Konfirmohet zona e Prespës ku dhe 60 pula të ngordhura në Lushnjë) atëherë shifra e sipërpërmendur, 5.9 % pritet të shkojë 20 përqind.

Edhe nëse  nuk do të ketë mungesë në treg, çdo gjë tregon se mund të jetë rritje të mëtejshme të çmimit të tyre.


Video