Nëse kushtet e motit vazhdojnë kështu, atëherë pritet që situata energjetike në vend të bëhet më e vështirë.
Edhe pse jemi një vend prodhues i energjisë, kjo varet nga moti për shkak se Shqipëria prodhon energji nëpërmjet hidrocentraleve
Thatësira ka bërë që niveli i ujit në Liqenin e Fierzës të bie ndjeshëm, kjo ndikuar edhe nga nevoja për të prodhuar energji në kushtet aktuale ku ndodhemi.
Niveli i ujit aktualisht në liqenin e Fierzës është rreth 17 metra larg ‘pikës së vdekjes’. Ndërkohë sipas KESH, prurjet në Kaskadën e Fierzës janë më pak se 80 m3/s, ndërsa punohet me tre turbina.
Niveli i rënies së ujit është afruar pranë “pikës së vdekjes” që është 240 metra.
Aktualisht niveli i ujit është 257. Pika optimale në këtë liqen është 271 metër ndërsa pika maksimale kur ka reshje të bollshme shkon në 296 metër.
Ndërkohë, rënia e nivelit të ujit gradualisht po nxjerr në sipërfaqe edhe rrënojat e fshatrave dhe qytetit të vjetër të Kukësit.