Nesër ndryshon sërish çmimi i naftës, mblidhet Bordi i Transparencës

21 March 2022, 08:05Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nesër ndryshon sërish çmimi i naftës, mblidhet Bordi i
Foto ilustruese

Bordi i Transparencës do të mblidhet sërish nesër për të caktuar çmimin e karburanteve.

Për herë të fundit çmimi i karburanteve ndryshoi më 16 mars, ku u vendos që deri ditën e sotme çmimi i naftës të jetë 203 lekë/ litri, kurse i benzinës 206 lekë/ litri.

Vendimi për të mbledhur një Bordit të Transparencës erdhi pas një rritjeje të fortë të çmimit të karburanteve dhjetë ditë më parë në treg duke kapur çmimin maksimal prej 270 lekë/ litri si për naftën ashtu edhe për benzinën.

 


Video