"Në thesarin e shtetit nuk fut dorë kushdo" - Braçe replikon me gjyqtarët, për pagat: Paratë janë të taksapaguesve shqiptarë

14 September 2026, 16:06Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Në thesarin e shtetit nuk fut dorë kushdo" - Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka vijuar kritikat ndaj Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë lidhur me vendimet për pagat e magjistratëve.

Në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Braçe deklaroi se vendimmarrja mbi fondet e Thesarit të Shtetit duhet të bëhet vetëm nga institucionet e autorizuara me ligj.

“Në thesarin e shtetit nuk fut dorë kushdo që nuk është i autorizuar nga ligji. Paratë janë të taksapaguesve shqiptarë”, u shpreh Braçe, duke paralajmëruar se vendime të tilla mund të cenojnë disiplinën fiskale dhe të krijojnë precedent për kërkesa të tjera financiare.

Deputeti socialist theksoi se pagat e magjistratëve janë rritur ndjeshëm me vullnet politik dhe se ato tashmë renditen mbi pagat e deputetëve.

“Ka qenë vullneti ynë politik që ata të paguheshin edhe shumë më mirë se deputetët. Disiplina fiskale është themelore për shtetin”, tha Braçe, duke shtuar se Shqipëria nuk do të përballonte lehtësisht një krizë ekonomike apo financiare.


Video