Prestigjozja Euractiv: Shqipëria progres në bankingun digjital. Ja banka shqiptare në fokus

14 September 2026, 11:13Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Prestigjozja Euractiv: Shqipëria progres në bankingun digjital. Ja

Media e njohur europiane Euractiv i ka kushtuar një artikull zhvillimit të sektorit financiar shqiptar, duke e vendosur Shqipërinë në kontekstin e transformimit digjital që po ndryshon bankingun në Europë.

Në fokus të analizës është edhe Jet Bank, e prezantuar si banka e parë plotësisht digjitale dhe pa degë fizike në Ballkanin Perëndimor; një model që, sipas ekspertëve të cituar, përfaqëson një zhvillim të ri për tregun financiar shqiptar.

Sipas Elvin Mekës, zëvendësrektor dhe dekan në Tirana Business University College, teknologjia i jep Shqipërisë mundësinë të kapërcejë disa etapa tradicionale të zhvillimit bankar. Bankingu pa degë fizike, sipas tij, mund të kontribuojë njëkohësisht në përfshirjen financiare dhe formalizimin e ekonomisë.

Euractiv e lidh këtë progres edhe me ndryshimet që po ndodhin në nivel europian. PSD2 hapi rrugën për open banking dhe më shumë konkurrencë në shërbimet e pagesave, ndërsa BE-ja po avancon drejt PSD3 dhe Payment Services Regulation, me synimin për të krijuar një treg financiar më të integruar dhe kushte më të barabarta për bankat dhe operatorët e rinj.

Eurodeputeti Andi Cristea thekson se Europa nuk ka nevojë për 27 tregje të veçanta të bankingut digjital, por për një treg të vetëm. Kjo perspektivë është veçanërisht e rëndësishme për modele si Jet Bank, të ndërtuara që në fillim mbi infrastrukturë digjitale dhe me potencial për t'u zgjeruar përtej tregut vendas.

Artikulli evidenton gjithashtu afrimin e sektorit bankar shqiptar me standardet europiane. Sipas Mekës, bankingu është ndër sektorët më të harmonizuar të ekonomisë shqiptare me BE-në, ndërsa pjesëmarrja në SEPA dhe zhvillimi i open banking krijojnë një bazë të fortë për integrim të mëtejshëm.

Në këtë panoramë, Jet Bank paraqitet nga Euractiv si një rast konkret i potencialit të Shqipërisë për të zhvilluar banka digjitale me mundësi reale rritjeje në rajon.


Video