Kostoja e ndërtimeve u rrit me 3.1 për qind, rekord lejesh në 2021

4 March 2022, 22:06Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Kostoja e ndërtimeve u rrit me 3.1 për qind, rekord lejesh në

Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë se në 2021 kostot e ndërtimit u rritën me 3.1 për qind, çka është reflektuar edhe në shtrenjtimin e shtëpive për shumë qytetarë.

Rritja i faturohet rritjes së çmimit të karburanteve në pjesën e dytë të vitit, që pasoi një efekt zinxhir në rritjen e çmimeve të transportit dhe me radhë edhe të materialeve kryesore të ndërtimit, pjesën më të madhe të të cilëve ndërtuesit shqiptarë e sigurojnë në tregjet e jashtme.

Sa i takon numrit të lejeve të ndërtimit, 2021 kapi shifra rekord me 1396 të tillë. Vetëm në Tiranë u dhanë leje për 1.6 mln metër/katrorë ndërtime. Ndërkohë, një pjesë e mirë e lejeve totale janë dhënë në kuadër të procesit të rindërtimit nga pasojat e tërmetit.

Ndërtimi ishte ndër të paktët sektorë të ekonomisë që nuk njohur rënie as gjatë pandemisë, ndërsa nga Banka e Shqipërisë vlerësohet si sektori më optimist për të ardhmen falë rritjes së numrit të kontratë-porosive.

 

 


Video