Gjiganti rus i naftës: Të ndërpritet menjëherë konflikti në Ukrainë

3 March 2022, 19:48Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Gjiganti rus i naftës: Të ndërpritet menjëherë

Prodhuesi i dytë më i madh rus i naftës Lukoil po bën thirrje për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.

Në një deklaratë në faqen e saj të internetit, kompania tha se ishte e shqetësuar nga “ngjarjet tragjike në Ukrainë” dhe mbështeti negociatat për t’i dhënë fund konfliktit.

Bordi i saj bëri thirrje për “ndërprerjen e menjëhershme të konfliktit të armatosur dhe mbështet plotësisht zgjidhjen e tij nëpërmjet procesit të negociatave dhe nëpërmjet mjeteve diplomatike”.

Kompania mendohet të jetë një nga firmat e para të mëdha ruse që ka folur kundër pushtimit.

 


Video