Rama në samitin e BERZH: Po ndërtojmë 4 porte e 2 aeroporte të reja

28 February 2022, 19:41Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rama në samitin e BERZH: Po ndërtojmë 4 porte e 2 aeroporte

Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor morën pjesë në Londër në samitin e organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim për nxitjen e investimeve në rajon.

Por, çfarë kërkuan më konkretisht kryeministrat?

Edi Rama theksoi rëndësinë dhe potencialin turistik të Shqipërisë dhe për këtë qëllim tha se po ndërton katër porte dhe dy aeroporte të reja. Gjithashtu, Rama vuri theksin edhe te nevoja e diversifikimit të burimeve të energjisë.

Albin Kurti ftoi investitorët në Kosovë, ku siç tha do të gjejnë të rinj energjikë, që flasin anglisht ose gjermanisht dhe një treg dinamik IT. Sa i takon energjisë, Kurti u ndal te krijimi i tregut të përbashkët me Shqipërinë si zgjidhje për t’u shkëputur gradualisht nga energjia e qymyrit.

Kryeministrja serbe, Anna Brnabiç u ndal te insfrastruktura dhe diversifikimi i energjisë. Ajo tha se me prioritet për Serbinë është “Autostrada e Paqes”, që lidhe Nishin me Prishtinën dhe Tiranën e Durrësin dhe linja e gazit mes Serbisë dhe Bullgarisë, që do ta lidhe me terminalin e TAP në Greqi.

Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski tha se prioritet ka edukimin dhe vendet e reja të punës. Ai theksoi Korridorin VII dhe linjën e interkonjeksionit me Shqipërinë. Shkupi po shqyrton edhe mundësinë e lidhjes me tubacion me gazin në Greqi.

Mali i Zi kërkoi investime në shëndetësi dhe arsim. Ai propozoi që projektet e reja për autostrada e hekurudha nuk duhen konceptuar vetëm si rrugë rajonale, por si rrugë që do të përmirësojnë lidhjen e rajonit me Turqinë dhe Italinë.



Video