Lufta Rusi-Ukrainë ka nisur të jap menjëherë efekte në tregjet tona, ku nuk shmangen as abuzimet. Sot nafta ka arritur në çmim rekord, ku një litër është shitur me 208-215 lekë, duke pësuar një shtrenjtim me 10-15 lekë brenda pak ditësh.
Nafta po ju shitet konsumatorëve 208-215 lekë litri, duke arritur në rekord historik. Nga muaji shkurt deri këtë të mërkurë (2 mars) benzina është shtrenjtuar me 10-15 lekë.
Rritja e çmimit të hidrokarbureve u paralajmërua menjëherë edhe nga shoqatat e bizneseve të cilat pohuan se një konflikt i tillë, do të ulte sasitë e furnizimit me gaz të Evropës, e për pasojë do të shtrenjtohet edhe karburanti.
Por një rritje e tillë e menjëhershme nuk përjashton mundësinë e një abuzimi në treg, pasi kompanitë e hidrokarbureve ashtu si edhe të grurit e miellit, kanë rezerva të mjaftueshme për të mos rritur menjëherë çmimet e produkteve të tyre.
Krahasuar me çmimin e naftës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çmimi i naftës në Shqipëri është 2 herë më i lartë, ndërsa paga mesatare është 8.7 herë më e ulët se në SHBA.
Shqipëria me standard jetese shumë herë më të ulët se ato, e paguan naftën njësoj, apo në disa raste shumë më shtrenjtë./VoxNEWS.AL


