Njësia Antinformalitet do të identifikojë 100 personat më të pasur në Shqipëri dhe do të verifikojë nëse ata paguajnë të plota taksat për të ardhurat e tyre.
Në një intervistë kryetarja e kësaj njësie, Vasilika Vjero thotë se kjo listë do të zgjerohet më tej dhe në këtë proces do të përfshihen të dhëna nga Policia dhe Parandalimi i Pastrimit të Parave.
“Do të bëhet regjistri me personat më të pasur. Është një proces delikat identifikimi i këtyre individëve dhe i vështirë. Do të përdoren të dhënat që vijnë nga Policia, Drejtoria e Parandalimit dhe Pastrimit të Parave të Pista”, tha Vjero.
Të parët që do të jenë në lupën e inspektorëve tatimorë është sektori i të punësuarve në tregti, tregun e sigurimeve, ndërtim dhe individët që bëjnë jetë luksoze.
“I kemi identifikuar sektorët me risk të lartë dhe rezultojnë tregtia, ndërtimi, sigurimet, që janë një treg i ri dhe individët bëjnë jetë luksoze”, tha Vjero.
Video e marrë nga Euronews: