
Bordi i Transprencës ka rishikuar sërish çmimin e shitjes së karburanteve me shumicë dhe pakicë.
Sipas vendimit, nafta do të shitet me 237 lek me pakicë dhe 225 lek me shumicë, me një marzh fitimi prej 12 lekësh për litër. Çmimi i ri ka ardhur me rritje me 5 lek nga ai i vendosur më 10 maj nga Bordi.
Benzina do të shitet me 234 lek me pakicë dhe 222 lek me shumicë. Gazi është ulur në 90 lek me pakicë dhe 78 lek me shumicë.
Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.