Zvicra heq të gjitha masat shtrënguese për udhëtarët shqiptarë

28 April 2022, 20:09Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zvicra heq të gjitha masat shtrënguese për udhëtarët
Zvicer

Autoritetet zvicerane kanë hequr të gjitha masat shtrënguese për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë drejt Zvicrës, njofton Ministria e Jashtme.

Ky vendim hyn në fuqi më 2 maj, duke rikthyer kështu aplikimin e regjimit për hyrje-dalje nga territori i Zvicrës në periudhën para pandemisë.

Nga ana tjetër, qytetarët shqiptarë do të mund të udhëtojnë lirisht, pa qenë nevoja të paraqesin certifikatë vaksinimi në kufi apo çfarëdo testi anti-covid edhe në Kosovë, Greqi dhe Malin e Zi.

Gjithashtu Maqedonisë së Veriut ka shfuqizuar të gjitha kriteret specifike të udhëtimit në kushtet e Covid-19.

 


Video