
Detyra e parë dhe më emergjente që Sali Berisha u lë kryetarëve të sapozgjedhur të degëve të PD-së është saktësimi i listave të anëtarësisë, proces ky që mund të përdoret për të përjashtuar mbështetësit e Bashës.
“Problemi me listat i trashëguar. Detyra numër një e të gjitha strukturave të zgjedhura rishtas të PD-së është ribërja e listave të sakta, hartimi i një rregulloreje për proceset zgjedhore në PD dhe krijimi i Gjykatës së Partisë”, thuhet në një njoftim të Komisionit të Rithemelimit.
Komisioni i Rithemelimit njofton se 39 mijë e 500 anëtarë të Partisë Demokratike kanë votuar për zgjedhjen e 70 kryetarëve të degëve të partisë.
Rithemelimi e quan procesin më transparent të zhvilluar ndonjëherë në pluralizmin shqiptar, me pjesëmarrje masive, interes dhe konkurrueshmëri të lartë.
Në 8 nga 70 degë, drejtueset do të jenë gra, ndërsa 30 për qind e kryesisë së degëve do të jenë gjithashtu gra.