Zjarri në Dhërmi për shkak të një shkëndije elektrike, thotë policia

4 July 2024, 19:54Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarri në Dhërmi për shkak të një shkëndije
Zjarri në Dhërmi

Zjarri i cili përfshiu  një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre në Dhërmi raportohet se është shkaktuar për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë.

Mësohet se shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm, ndërsa puna për shuarjen e flakëve vijon.

"Sot, në lagjen “Kondraq”, Dhërmi, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike si pasojë e linjës së tensionit të lartë në këtë lagje, ka rënë zjarr dhe po digjet një sipërfaqe me bimësi të ndryshme dhe shkurre.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë, të cilët kanë vendosur perimetrin e sigurisë për të shmangur çdo rrezik të mundshëm.

Shërbimet zjarrfikëse, me ndihmën e helikopterit të FA, vijojnë punën për shuarjen e zjarrit në bashkëpunim me punonjës të OSHEE-së dhe efektivë të Policisë Himarë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit", njofton policia.


Video