EMRI/ I shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, Interpol Rome vë në pranga 35 vjeçarin!

4 July 2024, 14:47Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

EMRI/ I shpallur në kërkim për inceneratorin e Fierit, Interpol

Interpol Rome, ka arritur të arrestojë të kërkuarin e drejtësisë shqiptare Juri Ymeraj. Emri i tij gjendet në dosjen e inceneratorit të Fierit.

Ndaj Ymerajt është shpallur më herët masa e sigurisë arrest me burg per veprën penale të:  “Pastrim te produkteve te veprës penale”.

Njoftimi:

Sot me datën 04.07.2024, nga Interpol Rome është arrestuar Juri Ymeraj, i datëlindjes 01.07.1989, shpallur ne kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana.

Shtetasi i mësipërm  është shpallur ne kërkim sepse Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, me vendimin Nr.82, date 11.11.2022, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, per veprën penale të:  “Pastrim te produkteve te veprës penale”.

 


Video