Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës, në fshatin Akërni, Njësia Administrative Novoselë.
Tym i dendur ka mbuluar zonën përreth, duke krijuar shqetësim tek banorët dhe mjedisi përreth. Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.