Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Policia e Tiranës ka arrestuar një persona në Tiranë, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme.
Shtetasi i arrestuar me inicialet R.I. kishte ndërtuar pa leje një banesë.
Kur i kanë shkuar inspektorët e IMT-së për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke iu thënë se punonte si shofer i kancelares së SPAK.
Pas kryerjes së verifikimeve, ka rezultuar se R.I. nuk ka punuar asnjëherë në SPAK.
Pas konstatimit të objektit pa leje IMT-ja ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.