Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkrumbohen katër prej tyre, ja dyshimet e para

29 May 2025, 08:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë! Shkrumbohen
Zjarr në parkun e autobusëve në Lushnjë

Një zjarr ka rënë pas mesnatës në parkun e autobusëve në Lushnjë.

Flakët kanë shkrumbuar totalisht katër autobusë, të cilët ndodheshin të parkuar aty.

Sipas raportimeve zjarri është regjistruar rreth orës 03:00, teksa nga dyshimet e para besohet se është i qëllimshëm.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen "Gafurr Muço" Lushnjë, në vendin e quajtur "ish-parku i autobusëve", dyshohet se në një autobus të parkuar ka rënë zjarr aksidentalisht e për pasojë janë përfshirë nga flakët edhe tre autobus të tjerë, në pronësi të shtetasve V. Z., B. M. dhe G. M.”, shkruhet në reagimin e policisë. 


Video