Zjarr në një ndërtesë në Durrës, digjen tre makina

19 September 2025, 17:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zjarr në një ndërtesë në Durrës, digjen tre makina
Foto ilustruese

Zjarri ka përfshirë ka përfshirë katin e parë të një ndërtese karabina në Durrës, pasditen e kësaj të premte. Flakët kanë shkrumbuar tri automjete të cilat ishin të parkuara në godinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit, të cilët kanë shuar zjarrin dhe nuk kanë lejuar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur këtë rast.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘15 Spitallë’ të Durrësit, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.


Video