Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

GJKKO po shqyrton kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Gjyqtarja Irena Gjoka ka kërkuar dorëheqjen nga çështja, por i është refuzuar nga kryetari i GJKKO-së Erion Bani. Meta nuk ishte i pranishëm në seancë.
Sakaq, trupa gjykuese është tërhequr për marrjen e vendimit.
Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe e dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, me akuza për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.