Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një hoteli në Velipojë, duke shkaktuar dëme të shumta materiale, por fatmirësisht pa persona të lënduar.
Sipas informacioneve të marra nga shefi i Policisë së Velipojës, në momentin e ngjarjes hoteli nuk kishte pushues.
Brenda objektit ndodhej vetëm pronarja, e cila po kryente pastrimin e ambienteve dhe ka arritur të dalë pa pësuar dëmtime.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve.
Policia po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.