“Flakët shumë pranë banesave dhe bizneseve”, kreu i Emergjencave Civile për situatën në Fier: Zjarri është ndezur nga dora e njeriut

4 September 2026, 20:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Flakët shumë pranë banesave dhe bizneseve”, kreu i
Zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako u shpreh se për të vënë në kontroll zjarrin në Fier, janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat.

Ai tha se deri tani është punuar me dy helikopterë dhe një avion Air Tractor jo vetëm në Levan, por edhe në pjesë të tjera të Shqipërisë.

“Ka disa orë që Fieri dhe kodrinat janë përfshirë nga zjarri  masiv që ka ardhur nga fshati Drizë dhe shpejtësinë e erës ka përshkruar masiv pylli dhe pemëtari me ullishte. Po operohet me të gjitha forcat nga toka dhe nga ajri me dy helikopterë. Evakuime ka patur nga bizneset, jo nga banesat. Vetëm një banesë e braktisur ka qenë e përshkruar nga flakët. Zjarri është ndezur nga dora e njeriut. Gjatë natës do të operohet me forcat nga toka”, tha Çako.

Ai shtoi se kapacitetet për të evakuuar banorët janë në gatishmëri, pasi zjarri ka qenë më shumë pranë disa njësive të bizneseve.

“Janë angazhuar të gjitha forcat dhe strukturat, nga toka dhe nga ajri, të gjitha njësitë vendore, të suportuara dhe të mbështetura edhe nga forcat nga ajri me helikopter. Jemi duke punuar për të vendosur përfundimisht në kontroll zjarrin.

Natyrisht që, për shkak të turbulencave të erës dhe temperaturave të larta, zjarri ka marrë përmasa të jashtëzakonshme. Po punohet për të evituar çdo lloj problemi që mund të ketë në zonat e banuara dhe me njerëzit. Kjo është një prioritet i padiskutueshëm. Vazhdojmë punën.

Kapacitetet për të evakuuar janë në gatishmëri, pasi zjarri ka qenë më shumë pranë disa njësive të bizneseve, të cilat, fatmirësisht, janë shpëtuar dhe nuk janë shkrumbuar apo djegur nga zjarri.

Por, gjithsesi, mbetet akoma problem. Mbetet një rrezik potencial dhe njerëzit duhet të na mirëkuptojnë, përtej faktit që duhet të jenë të kujdesshëm në ndezjen e zjarreve në këto temperatura të jashtëzakonshme, sepse, kuptohet, zjarri ka faktor vetëm njeriun”, tha ai.

 

 


Video