Zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit për ‘Gërdecin’: Kush e propozoi krijimin e një linje demontimi armësh

10 January 2024, 10:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Zbardhet dëshmia e Ylli Pinarit për ‘Gërdecin’: Kush
Ylli Pinari

Ylli Pinari, ish-drejtor i kompanisë Meico është një nga personat që po dëshmon sot në procesin ndaj Mediut për çështjen ‘Gërdeci’.

Pinari, i shpallur fajtor në dosjen e parë “Gerdeci”, rrëfeu se si ishte vënë në kontakt me Patrik Henri, përfaqësuesin e SAC, kompania që ishte e përfshirë në demontimin e armëve.

Pinari dëshmoi se Patrik Henri kishte krijuar në Shqipëri kompaninë ‘Albademil’ ku bashkëaksioner ishte Mihal Delijorgji.

“Meico nuk është përfshirë në procesin e përcaktimit të Gërdecit si vend i demontimit. Fillimisht kemi pasur komunikime me e-mail. Pas shkëmbimit të informacionit Patriku propozoi krijimin e një linje demontimi. Për këtë çështje kam bërë 5 vite burg dhe kam pikëpyetjet e mia për këtë”, tha Pinari.


Video