TRONDITËSE në Greqi/ Vajza i rrëfeu se e kishte përdhunuar "daja" që 9 vjeçe, babai shqiptar vret me çifte kunatin

10 January 2024, 08:10Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
TRONDITËSE në Greqi/ Vajza i rrëfeu se e kishte përdhunuar
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë.

Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu, të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij, dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer.

50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici, se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në moshën 9-vjeçare, ndërsa së fundmi, sipas asaj që ajo pretendonte, ai e shantazhonte për të publikuar video dhe foto të veprimeve të tij.

"Vrava njeriun që helmoi vajzën time", tha 50-vjeçari para policisë. 

Autoritetet policore kanë vazhduar me konfiskimin e armës së gjahut, ndërsa viktimës është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore.


Video