Zbulohen fotot e autorit të ngjarjes tronditëse në Greqi, ku 50-vjeçari Fatmir Tarellari, vrau kunatin e tij, 33-vjeçarin Erjon Pelivani, pasi i kishte përdhunuar të bijën nga martesa e parë.
Ngjarja ndodhi në Volos të Greqisë, ndërkohë që e bija, tashmë 18-vjeç, i kishte rrëfyer të atit se 33 vjeçari e përdhunonte sistematikish që nga mosha 9 -vjeçare dhe se e mbante në terror psikologjik pasi e kërcënonte vazhdimisht se do t’i publikonte foto dhe video të momenteve intime.
E bija 18-vjeçare, nga martesa e parë, i kishte rrëfyer Fatmir Tarellarit mëngjesin e së martës (9 Janar) se 33-vjeçari Erjon Pelivani kishte abuzuar seksualisht me të që prej moshës 9 vjeçare, raportojnë mediat greke.
Gjithashtu vajza nga martesa e parë, i ka treguar të atit se kohët e fundit viktima e shantazhonte se do t’i publikonte video dhe foto intime gjatë akteve të tij, duke i kërkuar një shumë parash.
I shokuar nga rrëfimi i së bijës, Fatmir Talellari ka marrë armën e gjahut dhe ka nxjerrë justifikim për të takuar 33-vjeçarin duke i thënë se iu ishte prishuar makina dhe kishte nevojë për ndihmë.