Sot seanca për “Gërdecin”/ Ish-ministri Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO

10 January 2024, 09:02Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Sot seanca për “Gërdecin”/  Ish-ministri Fatmir Mediu
Fatmir Mediu

Mbahet sot seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu në lidhje me çështjen ‘Gërdeci’.

Siç shihet nga pamjet Mediu, i shoqëruar nga avokati i tij, ka hyrë në ambientet e GJKKO-së.

Në GJKKO ka mbërritur edhe Zamira Durda, e cila humbi djalin në tragjedinë e Gërdecit.

Sot është parashikuar që të vijojë thirrja në gjyq e dëshmitarëve për tragjedinë që i mori jetën 26 personave dhe plagosi qindra të tjerë.




Video