Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, thotë se “arrestimi i Saimir Tahirit është një precedent i keq që do ta bëjë ‘shpërdorimin e detyrës’ të ngjashëm me agjitacionin dhe propagandën e kohës së Enver Hoxhës”.
Manjani, në një intervistë për Euroneës Albania, ku e cilësoi vendimin për ish-ministrin një rikthim të drejtësisë popullore të diktaturës dhe jo një sukses të drejtësisë së re.
Sipas tij, kushdo që thotë se arrestimi i Tahirit është sukses i drejtësisë është një dashakeqës i demokracisë në Shqipëri dhe përfaqëson sistemin monist.
“Është diçka e pandershme, por një precedent shumë i keq që do ta bëjë shpërdorimin e detyrës, vepër penale që ka ngelur që nga koha e Enver Hoxhës, si agjitacioni dhe propaganda dhe kështu kënaqet edhe populli. Dhe kjo është drejtësia popullore e Enver Hoxhës. Nëse drejtësia e re mendon se ka arritur gjë me këtë e kanë gabim, vetëm kanë kthyer drejtësinë popullore”, tha Manjani.