Transporti për në shkolla, ministrja Kushi: 50% rritje të rimbursimit

9 February 2022, 13:07Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Transporti për në shkolla, ministrja Kushi: 50% rritje të
Evis Kushi, ministrja e arsimit

Pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme, ministrat kanë dalë duke raportuar para mediave vendimet e marra. Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri me dije se do të ketë një bonus rimbursimi prej 50% mbi çmimin e indeksuar të biletës për nxënësit.

Ajo shtoi se një vendim i tillë do të sjellë përmirësim në shërbimin e transportit të në këto zona të largëta ku mungonte transportit.

"Transporti i nxënësve dhe mësuesëve. Do ketë bonus mbi çmimin mbi 50%. Kemi zgjeruar edhe gamën e përfituesëve. Do përfshihen edhe punonjësit psiko-sociale dhe oficerët e sigurisë",- Evis Kushi.

 


Video