Shokuese/ Me armë zjarri në shkollë, nis hetimi për 16-vjeçarin në Tiranë

9 February 2022, 12:03Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Shokuese/ Me armë zjarri në shkollë, nis hetimi për
Foto ilustruese

Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal ndaj një 16-vjeçari, i cili është kapur me armë zjarri në shkollë.

Ngjarja ka ndodhur në shkollën e mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi”.

Policia kishte marrë informacion se i mituri dispononte armë zjarri dhe ka ushtruar kontroll në dhomën e konviktit, ku ai qëndronte.

Gjatë kontrollit, policia ka gjetur armën e zjarrit, një pistoletë sportive pa fishekë, në pjesën e krevatit dhe e ka sekuestruar. Ndërkohë, policia ka referuar çështjen në Prokuroria, e cila ka nisur hetimet.

 


Video