"O Edi Rama o Sllobodan, mos e prek shtëpinë time', i moshuari refuzon të dalë nga banesa që do prishet te "5 Maji"

9 February 2022, 08:52Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"O Edi Rama o Sllobodan, mos e prek shtëpinë time', i
Protesta e banorëve

Pamje shumë emocionuese na vijnë nga lagjja '5 Maji' në Kryeqytet. Banorë kanë hipur në dritaret e shtëpive të tyre dhe nuk pranojnë të dalin.

"O Edi Rama, o Sllobodan, o ortodoks i ndyrë, largohu. Largohuni nga shtëpia, kam mbi 30 vjet këtu. Le të vijë Edi Rama këtu. Pushtet i fëlliqur, pushtet i ndyrë", thërret një prej tyre, i hipur në dritaren e shtëpisë së tij.

Ndërkohë që një tjetër ishte ngjitur sipër shtëpisë së tij: "Hiqeni more maskat. Familja në Dibër ka luftuar me serbin o zotërinj".

 


Video