Një kilogram tranguj këtë të martë në tregjet me pakicë të fruta-perimeve në Tiranë u shit nga 300 deri në 350 lek, aq sa mund të gjesh në treg mishin e derrit. Pra, për të blerë vetëm një kilogram kastravec, një qytetar me rrogë mesatare prej 50 mijë lekësh duhet të shpenzojë rreth 25 për qind të ditës së punës.
Më shumë se çmimi real që po shitet ky produkt nga fermerët, ky çmim është tregues i deformimit të thellë të tregut. Voxneës.al konfirmon se nga fermerët në Divjakë, një kilogram tranguj është shitur këtë të martë maksimumi 100 lek për kilogram.
Diferenca prej 250 lekësh është fitimi i tregtarëve, pasi produkti kalon të paktën dy duar deri kur mbërrin te konsumatori. Ky shqetësim është ngritur shpesh nga qytetarët, ndërsa në Kuvend dhe përmes postimeve në rrjetet sociale e ka ngritur si çështje edhe deputeti socialist i Divjakës, Erion Braçe.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.