Lagja '5 Maji' e rrethuar nga policia, pritet të nisë shembja e banesave nga IMT

9 February 2022, 07:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lagja '5 Maji' e rrethuar nga policia, pritet të nisë

Ditën e sotme shemben banesa të tjera në zonën e “5 Majit” në Tiranë. Banorët janë lajmëruar se do të ketë ndërhyrje, ndërsa pritet që nga momenti në moment të nisë shembja.

Banorëve të ‘5 majit’ në njësinë numër 4 të cilëve do u shembet shtëpia, u janë bashkuar për t’i mbështetur edhe banorët e njësisë numër 8. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, për të qenë në gatishmëri.

Prej javësh banorët kanë protestuar kundër shembjes së banesave.

Ata preken nga prjekti i ri i rindërtimit, por edhe unazës së madhe. Banorët kanë kërkuar transparencë se çfarë do të ndodhë me pronat e tyre.

Sakaq, protestës së tyre i janë bashkuar edhe banorë nga zona të tjera Kombinatit, Paskuqanit, dhe Laprakës, të cilët kanë të njëjtin fat. Në protestën e fundit para Kryeministrisë ata paralajëmruan përshkallëzim dhe madje grevë urie. 


Video