Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Fier, ku një 56 vjeçar vrau me thikë bashkëshorten e tij.
Në një prononcim për mediat, fqinjët e çiftit Petrit dhe Valdete Manaj kanë theksuar se ata ishin njerëz të qetë dhe shumë të respektuar në lagje.
Një banore e lagjes e përlotur shprehet se ata ishin shumë njerëz të mirë i ka dhimbur shpirti kur e ka marr vesh se çfarë ka ndodhur.
“Njerëz më të mirë nuk kemi, ne kështu i kemi njohur dhe na ka dhembur shpirti. Ne kemi 50 vjet këtu dhe i kemi njohur si njerëz shumë të mirë, nuk e dimë sesi erdhi kështu, o Zot. Nuk e dimë se pse ndodhi kjo gjë, njerëz shumë të mirë”, ka thënë një nga fqinjët.