
Këshilli i lartë gjyqësorë ka përzgjedhur trupën gjykuese që do të shqyrtoj dosjen "Habilaj" me të pandehur Moisi Habilaj. Trupa gjykuese përbëhet nga Fuat Vjerdha (relator), Sokol Ngresi dhe Margarita Buhali. Ndërkohë, ende nuk është caktuar data dhe ora e gjykimit nga ana e gjyqtarit relator.
Kujtojmë se një vit më parë gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar shpalli fajtor Moisi Habilajn dhe tre prej anëtarëve të tjerë të bandës së tij për akuzën e trafikut ndërkombëtar të narkotikëve.
Moisi Habilaj u dënua me 15 vjet heqje lirie, ndërsa Nezar Seiti, Maridjan Sulaj dhe Fatmir Minaj me nga 13.6 vjet secili. Për të katër të dënuarit është aplikuar gjykimi i shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen e e 1/3 së dënimit.
Dënimet për katër të pandehurit u dhanë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, në tentativë, kryer në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, etj., parashikuar nga nenet 283, 283/a/1-22, 28/4, 333/a K.Penal.