Vr*sja me dy viktima në Roskovec, autori dorëzohet në polici! (Emrat)

10 September 2024, 14:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vr*sja me dy viktima në Roskovec, autori dorëzohet në polici!

Detaje nga ngjarja e rëndë mesditën e sotme në fshatin Kurjan të Roskovecit.

Lavdimir Kurtaj dhe Gramoz Kurtaj kanë mbetur të vrarë ndërsa është vetëdorëzuar autori, i identifikuar si Altin Kuka.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, dyshohet se shtetasi A. K., 49 vjeç, ka vrarë me armë zjarri, shtetasit L. K. dhe G. K.

Shtetasi A. K. është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale. Arma e zjarrit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.


Video