Vrau shokun e vet në Korçë, arrestohet Kristjan Sterjo

8 August 2026, 23:14Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau shokun e vet në Korçë, arrestohet Kristjan Sterjo
Vrasja në Korçë, arrestohet Kristjan Sterjo

Arrestohet në afërsi të banesës së vet autori i dyshuar i vrasjes së Joan Zukos në Korçë, Kristjan Sterjo.

Sterjo ka qenë në kërkim gjatë gjithë pasdites nga ana e forcave RENEA dhe policisë së Korçës, ndërsa këta të fundit kanë marrë informacion se do rikthehej në banesën e vet për t’u furnizuar me para. Kristjan Sterjo është një nga të rinjtë më problematike të qytetit të Korçës, ndërsa njihet edhe për jetën e tij të shkujdesur.

Kristjan Sterjo ka qenë më parë i arrestuar për plagosje me thikë, ndërsa në rrjetet e tij sociale postonte foto dhe video duke u mburrur për jetën e tij duke sfiduar policinë dhe ligjin.

Sipas dëshmive paraprake, Zuko ka tentuar t’i largohet autorit duke u futur në një zonë me pallate, por është zënë në pritë pranë hyrjes së një pallati.

Sapo viktima është bllokuar në mes të pallateve, pa rrugëdalje, autori ka qëlluar ndaj Zukos, duke e lënë të vdekur.

Viktima dhe autori mësohet se janë rritur bashkë dhe një konflikt i mbartur prej kohësh mes tyre dyshohet se ka çuar në ngjarjen e rëndë.

Joan Zuko prej më shumë se një viti punonte në Forcat e Armatosura. Mësohet se rreth dy muaj më parë kishte lënë detyrën, pasi do të shkonte te vëllai i tij në emigrim.


Video