Vrau shokun/ Del fotoja e autorit të dyshuar në Korçë, RENEA zbarkon në terren

8 August 2026, 19:43Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vrau shokun/ Del fotoja e autorit të dyshuar në Korçë,
Viktima Johan Zuko (majtas) dhe autori i dyshuar Kristjan Sterjo (djathtas)

Ky është Kristjan Sterjo, autori i dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit Johan Zuko në Korçë.

Sterjo vijon të jetë në kërkim, ndërsa Policia ka intensifikuar kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Forca të shumta policie, së bashku me efektivë të RENEA-s, kanë shkuar pranë banesës së autorit të dyshuar në kuadër të operacionit për kapjen e tij.

Vrau shokun/ Del fotoja e autorit të dyshuar në Korçë,
Kristjan Sterjo

Megjithatë, kontrollet në banesë nuk kanë rezultuar me gjetjen e Sterjos, pasi ai nuk ndodhej aty në momentin e ndërhyrjes.

Forcat e Policisë dhe RENEA-s vijojnë kontrollet në zonë, ndërsa janë ngritur edhe postblloqe në disa pika për të parandaluar largimin e autorit të dyshuar.

Sipas të dhënave të hetimit, Sterjo dhe viktima kanë qenë shokë dhe janë rritur bashkë.

Mes tyre ka pasur një konflikt, i cili më pas ka përshkallëzuar në vrasjen e 20-vjeçarit.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Po sekuestrohen dhe analizohen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi krimi dhe përgjatë rrugëve që dyshohet se ka ndjekur autori pas vrasjes. Operacioni për kapjen e Kristjan Sterjos vijon.


Video