Vrau Pjerin Xhuvanin gjatë zgjedhjeve të 25-prillit, kalon për gjykim dosja e Arbër Paplekajt

3 Tetor 2022, 14:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Vrau Pjerin Xhuvanin gjatë zgjedhjeve të 25-prillit 2021, kalon për gjykim dosja e Arbër Paplekajt. Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë në Elbasan pasi u qëllua me armë nga Arbër Paplekaj, shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demorkatike, Gazmend Bardhi.

Nga ngjarja e 21 prillit, të plagosur mbetën edhe katër persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota ( punonjëse e policisë).

Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota. 

 

Video