Vajza 13-vjeçare shtatzënë pas përdh*nimit, rrëfimi i trishtë i babait kosovar: Jam i vrarë shpirtërisht

3 Tetor 2022, 14:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

News24 të gazetares u trajtua ngjarja e rëndë e abuzimit seksual të një 13-vjeçareje nga qyteti Vitis në Kosovë.

Ka qenë pikërisht babai i adoleshentes ai që ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë, ku përpos halleve dhe shqetësimeve shëndetësore të njërës prej vajzave, u përball dhe me abuzimin e fëmijës së tij të tretë.

Jam babai i 5 fëmijëve, sot ndihem shumë i vrarë shpirtërisht, pasi nuk munda të kuptoj se vajza ime mbeti shtatzënë e abuzimit, pasi njëra nga vajzat vuan nga problemet e sëmundjes së kancerit. Ne tash i kemi kryer dhe shtatzënia e vajzës po shkon mirë, mjekët nuk na kanë thënë asgjë.

Vajza e tretë e ka kuptuar vajzën që ka mbetur shtatzënë. Jam ndjerë keq kur e mora vesh lajmin për vajzën. Ne e dimë se kush është pasi vajza na tregoi të dhënat dhe emrin e personit i cili ka abuzuar, ai është 20 vjeç dhe është jashtë kufijve.

Policia ka bërë një kërkesë për abuzuesin, por ne po presim lindjen e fëmijës dhe të bëhet ADN- ja e fëmijës për të vërtetuar nëse ai është abuzuesi. Por ne si prindër do ta mbështesim vajzën dhe fëmijën do ta mbajmë, por kërkojmë drejtësi për ngjarjen si dhe kërkojmë të arrestohet abuzuesi”, tha ai.

Video