Identifikohen autorët e pengmarrjes në autostradën Tiranë - Durrës, rreth shoqëror i Beqirajve

3 October 2022, 11:18Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Identifikohen autorët e pengmarrjes në autostradën Tiranë -
Vëllezërit Beqiraj

Janë identifikuar dhe shoqëruar 4 persona të cilët dyshohet se janë përfshirë  në sherrin e më pas në pengmarrje në autostradën Tiranë - Durrës.

Sipas mediave personat e përfshirë janë rrethi shoqëror i dy vëllezërve Beqiraj.

Sherri ka nisur për prishjen e pazareve në lidhje me shitjen e armëve të zjarrit.

Mësohet se autorët që lëviznin me një mjet i kanë bërë pritë në autostradë motorit të dy vëllëzërve duke u konfliktuar fizikisht me ta. 

Në vëndin e ngjarjes ka qënë edhe një patrullë e policisë rrugore që ka parë ngjarjën dhe është vënë në ndjekje të tyre, deri në momentin që njëri prej vëllezërve ka mundur të dalë nga makina e autorëve. 

Njoftimi i policise

Në autostradën Durrës-Tiranë, në vendin e quajtur “Koxhas”, shtetasit G. B. dhe I. B. (vëllezër), duke udhëtuar me motor, dyshohet se janë përfshirë në një incident rrugor, pasi një automjet ka goditur motorin e tyre, i cili për pasojë ka dalë nga rruga. Për këtë shkak, dy vëllezërit janë konfliktuar fizikisht me personat që ishin në automjet.

Në konflikt e sipër, personat që ishin në automjet kanë marrë njërin prej vëllezërve, shtetasin I. B., të cilin e kanë lënë në rrugë, larg nga vendi i konfliktit, dhe më pas janë larguar.

Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, në bazë të kallëzimit të shtetasit I. B., është regjistruar procedimi penal dhe po punohet për sqarimin e motivit dhe të rrethanave të ngjarjes, si dhe për implikimin e këtyre personave, në ngjarje të tjera.


Video