Vendimi/ Vrau me kallashnikov policin në Maliq, Violand Bracellari përfitoi fonde nga AZHBR për stallat e bagëtisë!

5 June 2026, 10:30Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vendimi/ Vrau me kallashnikov policin në Maliq, Violand Bracellari
Violand Bracellari/ Enea Mokolli

Zbulohen detaje në kufijtë e skandalit në lidhje me autorin e vrasjes së policit, Enea Mokolli.

Violand Bracellari, një person me rrezikshmëria të lartë shoqërore, në kërkim prej 9 vitesh, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.

VoxNews ka mësuar se e ëma, Berdane Bracellari, ka përfituar fonde prej vitesh nga AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.

Konkretisht Berdane Braçellari ka marrë 500.000 lekë të reja.

Vendimi/ Vrau me kallashnikov policin në Maliq, Violand Bracellari

Pikërisht ato stalla që dje u bënë një skenë krimi, ku Braçellari fshihej dhe sulmoi me kallashnikov policinë, duke lënë të vdekur në vend policin 36-vjeçar, dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri.

Është e pakonfirmuar në qoftë se 41-vjeçari ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së vet, por ajo çka sigurojnë burimet është se Violand Bracellari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori.

Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur.


Video